Vajza e Madonna-s në hapat e nënës, publikon këngën debutuese
Vajza e Madonna -s, Lourdes Leon ka nisur zyrtarisht karrierën e saj muzikore dhe po feston publikimin e këngës së saj debutuese.
Të mërkurën, 25-vjeçarja ndau këngën e saj të parë, të quajtur Lock&Key.
Lourdes, babai i së cilës është aktori amerikan Carlos Leon, publikoi gjithashtu një video muzikore të lezetshme për këngën tërheqëse teksa ajo ndjek gjurmët e nënës së saj të famshme, transmeton rtv21.tv.
Në videoklipin muzikor Lourdes duket e pabesueshme me një fytyrë plot grim dhe veshje, duke përfshirë një numër argjendi të ndezur.
Kënga debutuese dhe klipi muzikor i Lourdes-it janë publikuar nën emrin e ri, Lolahol.
Krahas muzikës, ish-studentja ka marrë pjesë edhe në industrinë e modelimit dhe së fundmi ka pozuar për markën Mugler./21Media