Ministria e Financave thotë se shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat

Pas reagimeve të fundit lidhur me rritjen e çmimit të tatimit në pronë Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve thotë shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat.
“MFPT, bazuar në Ligjin për Tatim në Pronë, obligohet që në baza të rregullta të bëjë vlerësimin e pronave të paluajtshme, ndërsa shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat. Departamenti i Tatimit në Pronë, në kuadër të MFPT, përgjatë vitit 2022 ka kryer vlerësimin e përgjithshëm të tokave dhe objekteve rezidenciale, si dhe ka përpiluar raporte të vlerësimit për prona rezidenciale më datë 31.10.2022, për të cilat janë njoftuar të gjitha Komunat.”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.
Më tej Ministria e Financave bën të ditur se përgjatë vlerësimit të pronave rezidenciale, Departamenti i Tatimit në Pronë ka bashkëpunuar ngushtë me komunat për të përcaktuar çmimin për m2 për objekte dhe toka.
Në anën tjetër Komua e Prishtinës sot më herët ka reaguar lidhur me këtë duke thënë se përcaktimin e çmimeve e bën Ministria e Financave./21Media

Back to top button