Ministria e Gërvallës ia huq sërish

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz po qëndron për vizitë në Izrael ku ka takuar zyrtarë të shtetit dhe gjithashtu ka nënshkruar disa marrëveshje.
Ministria e Gërvallës është njohur që nga fillimi i mandatit të saj se bën huqje në rrjetet sociale, e një të tillë e ka bërë edhe gjatë vizitës së rëndësishme në Izrael.
Në njoftimin për nënshkrimin e marrëveshjeve me Izraelin, ministria e Gërvallës ia ka ngatërruar emrin ministrit të Punëve të Jashtme të Izraelit, Yair Lapid, në Yaid Lapid./21Media

Back to top button