Ministria e Kulturës hap konkurs për logon e Operës së Kosovës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sot bëri të ditur se ka hapur konkurs publik për dizajnimin e logos së Operës së Kosovës.
Në konkursin e publikuar në faqen zyrtare të ministrisë thuhet se vlerësimi i propozimeve do të bëhet nga një komision profesional i themeluar nga kjo ministri.
Logoja duhet të dorëzohet në pliko të mbyllura me shifër dhe pa emër të autorit në CD, bashkë me një version vektor të logos dhe po ashtu e shtypur në kopje fzike.
Ideja më e mirë e përzgjedhur do të shpërblehet me 2,500 €. Këtu mund t’i shikoni detajet e tjera të konkursit./21Media

Back to top button