Ministria e Mbrojtjes e gatshme për të mbështetur Greqinë pas tërmetit

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj sot ka deklaruar se në bisedën telefonike me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Chryssoula Aliferi, i ka shprehur gatishmërinë e vullnetin për të mbështetur autoritetet greke pas tërmetit të mbrëmshëm.
” I shpreha gatishmërinë dhe vullnetin tonë të plotë për të mbështetur autoritetet greke me aftësitë dhe kapacitetet tona specialistike të FSK-së për reagimin, menaxhimin, tejkalimin dhe sanimin e pasojave të mundshme”, u shpreh Ministri Mehaj.
Një tërmet me fuqi 5.5 ballë sipas shkallës Rihter mbrëmë është ndjerë në shtatë shtete. Epiqendra e tërmetit që ishte në detin Adriatik apo në Florina të Greqisë, është ndjerë në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë, Serbi, Mal të Zi dhe Bullgari./21Media

Back to top button