Brad Pitt dhe Lewis Hamilton bashkojnë forcat për një projekt filmik

Gjigantët amerikanë të teknologjisë ‘Apple’ duket se janë duke udhëhequr garën për të prodhuar një film të suksesshëm në Formula 1 me dy herë fituesin e çmimit Oscar, Brad Pitt.
Interesi për Formula 1 ka shpërthyer vitet e fundit, në një pjesë jo të vogël të suksesit të serialit “Drive to Survive” të Netflix, i cili ka sjellur një numër fansash të rinj nga SHBA.
Kompani si Apple, Paramount Pictures, MGM, Sony Entertainment, Universal Pictures, Disney, Netflix dhe Amazon kanë konkurruar të gjithë për të drejtat e prodhimit të filmit, transmeton rtv21.tv
Ndërsa, ylli i Hollivudit, Pitt tashmë është konfirmuar si kryesuesi i projektit ende të pa titulluar, shtatë herë kampioni i F1, Lewis Hamilton ka gjithashtu një rol në film.
“Nuk e di nëse do të jem i mirë në aktrim. Nuk e di nëse do të jem ndonjëherë i mirë në filma, por do ta provoj. Ju shikoni shumë njerëz që e bëjnë këtë dhe nuk janë vërtet të mirë… dhe e di sa e vështirë është për çdo zanat, sepse më janë dashur vite për të zotëruar atë që bëj”, ka thënë Hamilton.

Skenari i filmit ende nuk dihet për momentin. Filmi ende i paemëruar duhet të përfitojë falë një interesi të “zgjuar” në Formula 1 pasi Liberty Media ka bërë një punë të shkëlqyer dhe merita për popullaritetin e tij i takon serisë “Drive To Survive” të Netflix./21Media
Back to top button