Ministria e Mbrojtjes e Letonisë njofton për sulmin ndaj ushtarëve letonezë në Zubin-Potok

Ministria e Mbrojtjes e Letonisë ka reaguar pas sulmit ndaj ushtarëve letonzë të KFOR-it në veri të Kosovës.
Përmes një postimi në Twitter, kjo ministri ka thënë se ushtarët letonezë të KFOR-it janë përballur me të shtëna armësh në veri të Kosovës të dielën.
“Të dielën, më 25 dhjetor, të shtëna ka pasur në drejtim të paqeruajtësve letonezë teksa ata po kryenin një patrullë në Kosovë. Nga ngjarja nuk ka viktima. Policia e Kosovës dhe NATO_KFOR kanë nisur hetimet”, thuhet në postimin në Twitter.
Misioni paqëruajtës i NATO-s në Kosovë ka nisur hetimet pas të shtënave me armë zjarri në afërsi të patrullës së tyre në Zubin Potok. KFOR thekson se nuk ka të lënduar apo dëme materiale nga ky incident.
“Ne presim që të gjithë akterët të përmbahen nga provokimet dhe të kërkojnë zgjidhjen më të mirë për të garantuar sigurinë e të gjitha komuniteteve. Ne i ftojmë të gjitha palët që të ndihmojnë në sigurimin dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë dhe të parandalojnë narrativat mashtruese që të ndikojnë në procesin e dialogut”, thuhet në reagimin e KFOR-it./21Media

Back to top button