Ministria e Mbrojtjes në proces të rekrutimit të kuzhinerëve për FSK-në

Pjesëtarëve të FSK-së janë duke ju shërbyer shujtat ditore të zakonshme, i vetmi dallim është që ushqimi është përgatitur nga kuzhinierët e huazuar nga Qendra Studentore si dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës. Kjo do të jetë periudhë tranzitore afatshkurtër, deri në rekrutimin e stafit profesional. Kështu ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes përmes një shkrimi në “Facebook”.
“Synimi i Ministrisë së Mbrojtjes është që përmes procesit të rekrutimit të kuzhinerëve sa më parë të vendosim vet-qëndrueshmëri dhe mos varësi nga proceset e stërzgjatura të prokurimit si dhe nga operatorët ekonomik të pakët në Kosovë që mund të ofrojnë shërbime të tilla, duke i dhënë zgjidhje një herë e mirë një problemi të kahmotshëm”, thuhet në shkrimin e Ministrisë së Mbrojtjes./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?