Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani uron Rutte-n: E bindur se bashkëpunimi ynë do të rritet

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ka uruar Mark Rutte për marrjen e postit të sekretarit të përgjithshëm i NATO-s.

Osmani është shprehur e bindur se do të rritet partneritetit mes Kosovës dhe NATO-s.

“Urime Mark Rutte për marrjen zyrtarisht të detyrës si i ri të sekretarit të përgjithshëm i NATO-s. ! Jam e bindur se nën udhëheqjen e tij, partneriteti dhe bashkëpunimi ynë do të forcohet edhe më shumë. Mezi pres të punojmë së bashku drejt garantimit të paqes dhe sigurisë afatgjatë në rajon dhe në avancimin e rrugës së Kosovës drejt NATO”, ka shkruar Osmani.

Në fund ajo ka falënderuar Stoltenbergun për shërbimin dhe udhëheqjen e tij.

“Duke i uruar më të mirat në përpjekjet e tij të ardhshme.”, ka përfunduar Osmai.
Pas rreth dhjetë vitesh në detyrë, norvegjezi Jens Stoltenberg e dorëzon postin në një ceremoni në selinë e Allianz në Bruksel.

Rutte merr postin e shefit të NATO-s me detyrën që ta mbajë bashkë aleancën, teksa lufta në Ukrainë është në një moment kritik dhe zgjedhjet e rëndësishme presidenciale amerikane po afrohen./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button