Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për rekrutimin e kadetëve të rinj

Ministria e Mbrojtjes njofton se ka shpallur konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2023/2024.

Siç bëhet e ditur konkursi shpallet bazuar në legjislacionin në fuqi si dhe planin paraprak të rekrutimit për studime në akademitë ushtarake të këtyre shteteve:
-Akademia Ushtarake e Republikës së Shqipërisë;
-Akademia Ushtarake/Universiteti i Zagrebit i Republikës së Kroacisë;
-Akademia Ushtarake e Republikës së Maqedonisë Veriore.

Konkursi i rekrutimit për kadetë do të jetë i hapur prej 02.05.2023 deri më 15.05.2023.

:Të drejtë aplikimi kanë të gjithë personat nga mosha 18-22 vjeç.Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply dhe bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular.
Njoftimi për shpalljen e konkursit mund të gjendet edhe në ëeb faqen e MM-së, https://mod.rks-gov.net.
Kandidatet kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit.
Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038- 555584 2045 nga ora 09:00 deri 15:00 dhe në email:rekrutimi@fsk-rks.org./ 21Media

Back to top button