Ministria e Shëndetësisë akuzohet se nuk dërgoi infuzione në Han të Elezit

Deputetët e Komisionit për Shëndetësi kanë shprehur shqetësime lidhur me dyshimet për helmim të qytetarëve nga uji në Han të Elezit dhe Kaçanik.
Po ashtu, kanë konsideruar se gjendja me pandeminë COVID-19 në vend po përkeqësohet.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, i cili e ka nisur diskutimin për këtë çështje, ka thënë se kjo është alarm dhe kjo përbënë rrezikshmëri për qytetarët.
Kurse, Armend Zemaj, deputet nga LDK, ka thënë se përkundër gjendjes shqetësues në Han të Elezit dhe Kaçanik, Ministria e Shëndetësisë nuk i ka furnizuar me infuzione.
Anëtarët e këtij Komisioni janë pajtuar që nesër ta vizitojnë Komunën e Kaçanikut dhe atë të Hanit të Elezit./KP

Back to top button