Ministria e Shëndetësisë ka një njoftim për gripin sezonal

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, sot ka dhënë disa këshilla që të mbroheni nga gripi sezonal.
Sipas MSh-së, duhet të vaksinoheni kundër gripit, mbuloni gojën dhe hundën me maskë, nëse keni shenja të gripit, të kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore, të redukohet numri i vizitave të familjarëve te personat e hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet e përgjithshme), të evitoni qëndrimin në vende të mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz.
“Nëse keni shenja të gripit mbani distancë të paktën 1 metër prej njerëzve të tjerë! Mbuloni hundën dhe gojën me faculetë në rast të kollës apo teshtitjes! Hidhni faculetën menjëherë pas përdorimit në shportën e mbeturinave! Shmangni prekjen e syve hundës apo gojës me duar të pa pastruara! Nëse keni shenja të gripit, mos shkoni në punë, shkollë apo vende me shumë njerëz, por qëndroni në shtëpi! Pastroni rregullisht duart me ujë dhe sapun dhe dezinfektoni ambientin ku qëndroni! Ushqehuni shëndetshëm duke përdorë më shumë vitamina dhe bëni aktivitet fizik!””, është bërë e ditur në njoftimin e ministrisë.

Kujtojmë që, së fundmi, në Qendrat e Mjekësive Familjare në rajonet e Kosovë, si pasojë e gripit sezoanl është rritur fluksi i pacientëve që po marrin trajtim shëndetësor./21Media

Back to top button