U përfolën se janë ndarë, Fisnik Syla i komenton Fjollës

Këngëtarja Fjolla Morina kohëve të fundit është shumë aktive në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo ka postuar disa fotografi në ”Instagram”, teksa shihet me veshje të kaltërta dhe përmes saj i ka këshilluar gratë se si duhet të vishen për burrat e tyre.
”Qeshtu duhet me ju ndreq burrit premte t’premten, oj gra”, ka shkruar Fjolla krahas fotografive.


Mirëpo, ajo që ka marrë më shumë vëmendje është komenti nga Fisnik Syla, me të cilin është përfolur se janë ndarë.
”Se kan krejt ket fat o shpieeert”, i ka komentuar Syla.

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla janë martuar vitin e kaluar. Për një kohë çifti janë përfolur shumë në mediat rozë për lidhjen e tyre, ndërsa ky koment i Fisnikut ka ngjallur dyshime nëse çifti janë bërë bashkë apo jo./21Media

Back to top button