Ministria e Shëndetësisë me njoftim për festat e fundvitit

Ministria e Shëndetësisë ka treguar se si duhet të mbrohen qytetarët nga COVID-19 gjatë festave.
Ministria përmes një postimi në rrjetet sociale ka kërkuar nga qytetarët që të festojnë sigurt, të mbajnë distancën, të vendosin maskën, të shmangin ambientet e mbyllura të mbushura me njerëz e të ajrosin ambientet duke i hapur dritaret.
“Masat për të mbrojtur veten dhe të dashurit tuaj nga COVID-19 dhe variantet e tij gjatë sezonit të festave!”, thuhet në postimin e MSh-së duke ia bashkangjitur edhe disa fotografi ku tregohen masat mbrojtëse./21Media 

Back to top button