Ministria e Shëndetësisë thotë se po përdoren të dyja llojet e vaksinave
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur për rtv21.tv se në qendrat e vaksinimit janë duke u dhënë vaksina antiCOVID “Pfizer” dhe “AstraZeneca”, pasi sipas tyre ka doza të mjaftueshme.
Ministria ka kërkuar nga qytetarët që të mos hezitojnë marrjen e cilësdo prej vaksinave antiCOVID.
“Qytetarët janë duke u vaksinuar me vaksina kundër COVID-19 në dispozicion dhe nuk ka asnjë lloj stigmatizmi të njërës apo tjetrës vaksinë. Vaksinat që po përdoren janë të aprovuara nga EMA dhe Kosova është një nga vendet e rralla në rajon që përdor vetëm vaksina të aprovuara”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë për rtv21.tv.
Ndryshe, të martën është raportuar se vaksina antiCOVID “Pfizer” po shpërndahet vetëm te rastet që po marrin dozën e dytë të vaksinës, dhe për këtë disa qytetarë kanë refuzuar marrjen e vaksinës “Astra Zeneca”, duke mos u vaksinuar fare./21Media