Ministria financon projekte infrastrukturore në Partesh

Memorandum për projektet infrastrukturore në Partesh

Sot u nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Parteshit për financimin e realizimit të projekteve rrugore.

Me këtë Memorandum, të cilin e nënshkruan ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së parteshit, Dragan Nikolić, parashihet rregullimi i rrugëve dhe urave në Partesh – Pasjan, në vlerë prej 50,000 eurosh.

”Ministria e Infrastrukturës obligohet të sigurojë mjetet për financimin e këtyre projekteve dhe të caktojë një zyrtar mbikëqyrës lidhur me projektet, ndërsa Komuna e Parteshit obligohet të krijojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve pa pengesa për operatorët ekonomikë, si dhe që projektet të zhvilllohen në pajtim me Ligjin mbi Prokurimin Publik dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive”, bëhet e ditur në njoftimin e ministrisë.

Memorandumi përcakton obligimet dhe përgjegjësitë e të dy palëve për realizimin e projekteve./21Media

 

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button