Ministria paralajmëron vendim për rregullimin e çmimit të naftës
Pas rritjes së çmimit të naftës, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është duke punuar për vendimin e ri për rregullimin e çmimeve që do të mbrojë konsumatorët dhe konkurrencën sipas ligjit, njofton kjo ministri.
“Ligji i ri i naftës parasheh që Qeveria të nxjerrë akt nënligjor për rregullimin e çmimeve të naftës dhe masa të tjera mbrojtëse. MINT ka përgatitur tashmë draftin dhe po zhvillon konsultimet në mënyrë intensive me hisedarë, në mënyrë që sa më parë ta procedojë për miratim në qeveri. Vendimmarrja pritet të ndodhë shpejt.”, thuhet në njoftimin e ministrisë
Po ashtu, bëhet e ditur se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë po vazhdon monitorimin e tregut.
Çmimi i naftës ka shënuar prapë rritje duke arritur rekordin e çmimit prej 1.82 euro, e sipas kryetarit të shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, tregu do të stabilizohet vetëm pasi të përfundojë lufta Rusi- Ukrainë. /21Media