Abazoviq: Mali i Zi siguron që Kosova do të trajtohet barabartë me shtete tjera

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq në konferencën për shtyp në kuadër të Ballkanit të Hapur në Ohër ka thënë se ende nuk kanë vendim përfundimtar për përfshirje zyrtare në nismën në fjalë.
Abazoviq theksoi se mbështet iniciativat për bashkëpunim rajonal, por që duhet që të gjitha gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të marrin pjesë.
“Po unë shpresoj dhe ajo është thirrja ime, nuk ka të bëjë me asnjë iniciativë posaçërisht, thirrja ime është që gjashtë shtete të ulen së bashku dhe të diskutojnë në mëynrë demokratike dhe të dialogut për çdo pyetje që është e hapur”, tha Abazoviq.
Abazoviq shtoi se në bisedim me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri e Kosovës, Albin Kurti ka vërejtur se Kosova kërkon trajtim të barabartë me shtete tjera, ndërsa theksoi se në rast se Mali i Zi organizon samit, kjo edhe do të sigurohet, gjegjësisht 6 shtete do të trajtohen njëjtë.
“Kam biseduar me kryeministrin e Kosovës, z.Kurtin, kam biseduar me presidenten, zonja Vjosa. Tani për tani nuk e shohim njëjtë këtë iniciativë. Ajo që ka qenë…si të them një gjë që më ka ndihmuar mua , ka qenë se ata duan të kenë status të njëjtë si shtete tjera, kjo ka qenë si temë. Mali i Zi është garancion që çdokush në çdo samit ka me qenë i trajtuar në nivel të njëjtë. Në rast se Mali i Zi vjen me emër dhe mbiemër edhe me flamur të vet, ashtu do të vijnë të gjitha shtete. Nëse dikush ka qejf që të ketë ndonjë logjikë tjetër, as ne nuk do të marrim pjesë”, tha mes tjerash Abazoviq./tv21

Back to top button