Ministrja austriake: Është koha përfundimtare për liberalizim vizash për Kosovën

Ministrja për Evropën dhe Kushtetutën në kancelarinë austriake, Karoline Edtstadler ka thënë se është koha përfundimtare që të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën.
Ajo këto deklarata i ka bërë në Twitter ku ka njoftuar se është takuar me zëvendëskryeministren e Kosovës, Donika Gërvalla.
“Kosova është vendi i fundit në Ballkan të cilës i kërkohen vizat. Kosova ka përmbushur 95 kriteret për liberalizim të vizave, dhe Parlamenti Evropian vazhdimisht është deklaruar në favor të liberalizimit të vizave. Është koha përfundimtare që të realizohet liberalizimi i vizave për Kosovën”, ka thënë Edtstadler
Sa i përket takimit me Gërvallën ajo e ka cilësuar si bashkëbisedim të mirë.
“Dialogu Prishtinë-Beograd është kyç jo vetëm për stabilitetin e rajonit por edhe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Shpresoj për përparim të shpejtë në çështjet me rëndësi praktike për qytetarët në të dy shtetet në mënyrë që të ndërtohet besimi reciprok”, ka thënë ministrja Edstadler./21Media

Back to top button