Ministrja Balluku: Kursimi i energjisë elektrike është detyrë e çdo qytetari

Kriza e energjisë elektrike duket se po prekë edhe Shqipërinë.
Ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë në Shqipëri, Belinda Balluku përmes Facebook-ut i është drejtuar qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike.
“Kursimi i energjisë elektrike në ditët e sotme, në kushtet e një krize botërore, është detyrë për çdo qytetar. Përpara se të dilni nga shtëpia, sigurohuni që të gjitha dritat të jenë të fikura. Shmangni ndriçimin e panevojshëm kur nuk jeni në shtëpi”, shkroi Balluku.
Kujtojmë që, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi më 29 korrik se kriza energjitike ka prekur të gjithë botën.
Rama theksoi se do jetë e vështirë për Shqipërinë që të gjejë sasinë e nevojshme për të përballuar të gjitha nevojat./21Media

Back to top button