Ministrja e Jashtme e Gjermanisë viziton Ballkanin mes tensioneve Serbi-Kosovë

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock do të udhëtojë në Ballkan më 5 tetor në mes të tensioneve në rritje mes Serbisë dhe Kosovës, shkruan REL.
Baerbock do të flasë me liderët nga Serbia dhe Kosova dhe do të vazhdojë t’u kërkojë të dyja palëve të de-përshkallëzojnë konfliktin në margjinat e një takimi në Shqipëri të ministrave të jashtëm nga Ballkani Perëndimor, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?