Ministrja franceze e Punëve të Jashtme do të takohet me Zelenskyn në Ukrainë

Ministrja franceze e Punëve të Jashtme, Catherine Colonna sot mbërriti në Ukrainë, ku do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe homologun e saj, Dmytro Kuleba në Kiev për të diskutuar mbështetjen e Francës për Ukrainën në “të gjitha fushat, dhe në veçanti bllokimin e eksporteve të drithit dhe farave vajore nga Ukraina”, informoi Ministria Franceze e Punëve të Jashtme.
Ministria bëri të ditur se vizita e Colonna-s është për të demonstruar solidaritetin e Francës me popullin ukrainas dhe për të forcuar mbështetjen e saj për Ukrainën, “si në aspektin humanitar dhe financiar ashtu edhe në aspektin e furnizimit me pajisje mbrojtëse”.
Colonna gjithashtu do të vizitojë qytetin e Buchas dhe do të dhurojë pajisje të sigurisë civile, duke përfshirë kamionë zjarri dhe ambulanca, nga Franca për autoritetet ukrainase, sipas ministrisë, shkruan CNN./21Media

Back to top button