Ministrja Gërvalla pret homologun kroat, Grlić Radman

 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla nesër në Prishtinë do ta presë në takim bilateral ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kroacisë, Gordan Grlić Radman.

Siç informoi ministria, takimi ndërmjet ministres Donika Gërvallës dhe ministrit Gordan Grlić Radman do të zhvillohet nga ora 8:30, ndërkaq në orën 9:30 do të mbahet konferencë për media./21Media

Back to top button