Ministrja gjermane: Do të mbështesim ushtarakisht Kosovën
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, sot po qëndron në Kosovë ku u pri nga kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti.
Lambrecht dhe Kurti në konferencën e përbashkët treguan se çfarë biseduan në takimin e tyre.
Lambrecht deklaroi se stabiliteti në Ballkanin Perëndimorë është shumë i rëndësishëm, teksa shtoi se Gjermania i ofron mbështetje Kosovës edhe në aspektin ushtarak.
“Ne do të vazhdojmë angazhimin tonë edhe në KFOR, por edhe sa i përket zhvillimit të FSK-së”, tha ndër tjera ajo,
Ajo falënderoi Kosovën për pozicionin e qartë në lidhje me luftën e Ukrainës./21Media