Publikohet “E le” nga Ermali dhe Poni
Dy artistët Ermal Fejzullahu dhe Poni kanë publikuar bashkëpunimin e tyre “E le”.
“E le”, është realizuar me videoklip. Me tekst të Petro Xhorit.
Artistët shqiptarë, me t’u afruar vera publikojnë projekte shumë ritmike, të cilat do t’i shoqërojnë publikun për kohë të gjatë.
Ndryshe, kujtojmë që edhe projekti fundit i Ermalit është bashkëpunim, ai me Yll Limanin “As 1 minut”.
Ndërsa, Poni është aktive me mbrëmje muzikore, si brenda ashtu edhe jashtë trojeve shqiptare. Kujtojmë bashkëpunimin e fundit të saj, “Fustani” me Altin Sulkun./21Media