Ministrja gjermane për Evropën do të vizitojë Kosovën

Ministrja gjermane për Evropë dhe Klimë, Anna Luhrmann, do të vizitojë këtë javë Kosovën dhe në agjendën e saj janë edhe takimet me përfaqësues të institucioneve shtetërore të Kosovës.
Sipas Ambasadës gjermane, ajo do të jetë në Kosovë më 22 – 23 tetor.
Vizita e saj në Kosovë vjen në kohën kur Franca dhe Gjermania besohet se u kanë ofruar një propozim liderëve të Kosovës dhe Serbisë, që do të mund të ishte një kornizë e re për dialogun midis tyre, për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e raporteve.
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë të mërkurën për një televizion në Kosovë, se SHBA-ja e mbështet këtë propozim dhe çfarëdo plani që shtetet evropiane sugjerojnë përmes dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian./rel

Back to top button