Ministrja Hajdari dorëzon padi në Gjykatë lidhur me audio-incizimet

Ministrja e Industrisë Rozeta Hajdari ka njoftuar se ka dorëzuar padi në gjykatë ndaj Gazetës Nacionale dhe një zyrtari të MINT-it, lidhur me përgjimet e publikuara nga mediumi.

Ajo tha se paditë i ka bërë për shpifje dhe për “dëm në opinion”.

“Sulmet e vazhdueshme, shpifjet, fyerjet dhe të pavërtetat, nuk duhet të lejojmë të kthehen në diçka të zakonshme, sepse dëmi që i bëhet opinionit publik, shoqërisë tonë mund të jetë i jashtëzakonshëm. Tentimet e dështuara për të cenuar integritetin dhe dinjitetin tim, përmes disa audio-incizimeve por edhe duke i dhënë vetes të drejtën për të shpifur, duke shantazhuar dhe shpërndarë informacione të pavërteta, do të marrin epilog në organet e drejtësisë. Prandaj, sot për këtë qëllim, kam dorëzuar padi në Gjykatën Themelore, në Prishtinë, kundër Gazetës Nacionale, gazetarit Berat Buzhala dhe zyrtarit të MINT, Enver Hajrullahu”, ka shkruar Hajdari në Facebook./21Media

Back to top button