Miratimi i Projektligjit për tatimet, flet ministri Murati

Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten në një mbledhje elektronike Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për tatimin në pronën e paluajtshme.

Në komunikatën për media u tha se ndër pikat e këtij projektligji është edhe falja tatimore për vitin tatimor 2023.

Më shumë detaje rreth projektligjit në fjalë ka dhënë ministri i Financave, Hekuran Murati, sipas të cilit tatimpaguesit mund të përfitojnë nga zbritja e faturave të vitit 2023 deri në shumën 100 euro, apo sa lartësia e faturës.

”Projektligji gjithashtu parasheh edhe disa masa tjera që lehtësojnë barrën e qytetarëve, por edhe sigurojnë menaxhim më efikas të tatimit në pronë, si: Lirime tatimore për banimin primar dhe tokën bujqësore;
Kufizim të përllogaritjes së interesit që të mos tejkalojë vlerën e detyrimit tatimor; Zbritje të shkallës së poshtme tatimore për vitin 2024; dhe fillimin e aplikimit të tatimit progresiv nga viti 2025. Uroj që edhe Kuvendi i Republikës ta trajtojë sa më shpejt në të dyja leximet, në mënyrë që tatimpaguesit të përfitojnë nga zbritja tatimore”, ka shkruar Murati në Facebook./21Media

Back to top button