Miratohet fondi shtesë ndaj KQZ-së për votimin dhe numërimin elektronik

Është miratuar fondi shtesës në buxhetin e vitit 2023, miratuar për KQZ-në, për organizimin e zgjedhjeve për organet e vetëqeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023.
Këto para do të përdoren kryesisht për votimin elektornik në 6 bashki të vendit, ndërsa përpos Vorës, po shqyrtohen edhe Elbasani e Kamza për numërimin elektronik.
Kështu KQZ-së i kalojnë rreth 2.6 miliardë lekë, ku rreth 1.99 miliardë do të përdoren shpenzime korrente, të programit buxhetor për zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale.
Ndërkohë, 606 389 067 lekësh, do të jenë si “Shpenzime kapitale”, të programit buxhetor për zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale.
Vendimi:
Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për organizimin e zgjedhjeve për organet e vetëqeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023, i shtohet fondi prej: 1 993 610 933 lekësh, në zërin “Shpenzime korrente”, të programit buxhetor “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale” dhe 606 389 067 lekësh, në zërin “Shpenzime kapitale”, të programit buxhetor “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”.
Efekti financiar, i këtij vendimi, përballohet: 1 800 000 000 lekë nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për përballimin e kostos së zgjedhjeve, miratuar për vitin 2023 dhe 800 000 000 (tetëqind milionë) lekë nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme, miratuar për vitin 2023.
Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi.
KQZ më herët kërkoi 37 mln euro për të realizuar procesin e votimit elektronik edhe në 6 bashki të tjera për zgjedhjet e ardhshme vendore./oranews

Back to top button