Miratohet ligji për pagë minimale nga muaji i ardhshëm

Nga muaji i ardhshëm punëtorët do paguhen me rritje të pagës

Po realizohet një nga premtimet kyçe në interes të qytetarëve të Maqedonisë, po mundësohet rritja e pagës minimale në 12 mijë denarë! Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe shumica parlamentare po i realizojnë premtimet e dhëna ndaj qytatarëve, është miratuar Ligji për pagë minimale dhe nga muaji i ardhshëm punëtorët do paguhen me rritje të pagës prej 12 mijë denarëve, ndërsa firmat do të jenë të mbështetura financiarisht nga shteti për realizimin e kësaj mase.

Ky ëshë hapi i parë i rëndësishëm i cili po e hap spiralen e rritjes së përgjithshme të pagave, ndërsa efektet në mënyrë të drejtpërdrejt do të ndikojnë te rreth 130 mijë të punësuar të cilët do të përfitojnë pagë më të madhe.

Me këtë ligj po përmirësohet padrejtësia shumëvjeçare ndaj punëtorëve nga industria e lëkurës dhe tekstilit të cilët njejtë do të marrin pagë minimale në vlerë prej 12 mijë denarëve, për dallim nga e kaluara kur merrnin pagë më të ulët sesa minimalja e caktuar./21Media

Back to top button