Miratohet në parim projektligji për inspektimet

Kuvendi i Kosovës seancën e sotme ku u shqyrtua dhe miratua për herë të parë projektligji për inspektimet.
Ky projektligj u kundërshtua nga deputeti i PDK-së, Ferat Shala i cili ka thënë se derisa VV-ja thoshte që do të angazhohet për zvogëlimin e administratës, me këtë projektligj shtohen katër agjenci ekzekutive, ndër to edhe në zyrën e kryeministrit.
Ndërsa, ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se ky ligj është përkrahur edhe nga Banka Botërore që ka kushtëzuar për ta shtyrë përpara në mënyrë që të vazhdohet përkrahja.
Në seancën e sotme në Kuvend janë shqyrtuar 83 amendamente të cilat kanë qenë të propozuara nga deputetët./21Media

Back to top button