Përleshen dy burra dhe një grua në Shtime

Tre persona kanë pranuar trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime pas një përleshjeje mes vete.

Sipas njoftimit, në mesin e të lënduarve janë dy burra dhe një grua.

Njëri nga të lënduarit më vonë ka pranuar trajtim edhe në QKUK.

Në raportin e Policisë nuk janë bërë të ditura arsyet e përleshjes.

“Tre viktima, dy burra dhe një grua kanë pranuar tretman mjekësor në QKMF- Shtime, pasi që të njëjtit dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Back to top button