Miratohet në parim Projektligji për policinë ushtarake

Kuvendi i Kosovës me 61 vota pro ka votuar në parim Projektligjin për policinë ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Arsyetimin e këtij projektligji e ka bërë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili tha se rregullimi i misionit dhe statusit të policisë ushtarake me ligj është një hap drejt anëtarësimit në NATO.
Për votimin e këtij projektligj është dashur të pritet të bëhet kuorumi, por kryeparlamentari Glauk Konjufca përmendi edhe masat që duhet të merren ndaj deputetëve për të funksionuar si duhet Kuvendi i Kosovës./21Media 

Back to top button