Miratohet në parim Projektligji për turizimin

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në mbledhjen e sotme miratoi në parim Projektligjin për turizmin.
Këtë projektligj e ka arsyetuar ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila theksoi se projektligji në fjalë është me rëndësi të veçantë dhe me interes kombëtar.
Po ashtu Hajdari ka arsyetuar para Komisionit edhe Projektligjin për markat tregtare.
Komisioni me unanimitet miratoi në parim këtë projektligj.
Komisioni në parim miratoi edhe Projektligjin për mbrojtjen e sekreteve tregtare.
Ky komision pritet gjatë kësaj mbledhje ta shqyrtojë edhe planin e performances së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2022.

Back to top button