Transportoi ilegalisht 30 qengja, arrestohet një person

Është arrestuar një person pasi në automjet kishte të ngarkuar 30 qengja pa dokumentacion përkatës për transport.
Rasti ka ndodhur dje në mëngjes në fshatin Pasjan të Gjilanit.
Sipas Policisë së Kosovës, me vendim të inspektorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, qengjat janë kthyer në fermë dhe do të mbahen deri në vendimin e ardhshëm.
Me vendim të prokurorit, siç njofton Policia i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button