Miratohet në parim projektligjin për akcizën në produktet e duhanit

Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar në parim projektligjin për akcizën në produktet e duhanit dhe projektligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.
64 deputetë kanë votuar pro miratimit në parim për projektligjin për akcizën në produktet e duhanit.
Numër i njëjtë i deputetëve kanë miratuar në lexim të parë edhe projektligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.
Në këtë seancë, nuk ka pasur kuorum për votimin e  projektligjit për tokën bujqësore dhe projektligjin për kimikate.
Deputetët kanë shkuar në pauzë deri në orën 15:00./21Media

Back to top button