Ylli ukrainas i futbollit planifikon të presë refugjatët në shtëpi
Ish-futbollisti ukrainas, Andriy Shevchenko thotë se do të pranojë familje refugjatësh në shtëpinë e tij në Surrey të Anglisë, pasi synon të mbështesë 150 ukrainas në Mbretërinë e Bashkuar.
Ish-sulmuesi i Chelsea dhe AC Milan është gjithashtu duke nisur një program me Programin Botëror të Ushqimit për të mbledhur 1 milion funte për vendin e tij, transmeton rtv21.tv.
Ai i tha BBC Breakfast se ishte një “kohë shkatërruese” për të, familjen e tij dhe të gjithë ata në Ukrainë për momentin.
Ai thotë se kishte shumë miq që donin të ndihmonin në sigurimin e akomodimit, duke përfshirë edhe banesat e studentëve.
Shevchenko thotë se ka folur me ambasadorin në Ukrainë dhe shpreson të presë disa familje në shtëpinë e tij.
Ai gjithashtu falënderoi njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën për mbështetjen e tyre për Ukrainën./21Media