Miratohet pilula Pfizer në Evropë kundër Covid-19

Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian ka miratuar të enjten përdorimin e pilulës antivirale Pfizer kundër COVID-19, e cila është për trajtimin e të rriturve nga sëmundje të rënda, në kohën kur të gjitha vendet po luftojnë variantin Omicron.
Studimet treguan se ilaçi i quajtur Paxlovid redukton shtrimin në spital dhe vdekjen te pacientët në rrezik të lartë të Covid-it dhe mund të jetë gjithashtu efektiv kundër variantit Omicron.
Pilulat shihen si një hap potencialisht i madh për t’i dhënë fund pandemisë pasi ato mund të merren në shtëpi dhe jo në spital, transmeton rtv21.tv.
“Paxlovid është ilaçi i parë antiviral që jepet nga goja që rekomandohet në BE për trajtimin e Covid-19”, tha në një deklaratë Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).
Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Izraeli janë ndër një pjesë të vogël të vendeve që i kanë dhënë tashmë dritën jeshile pilulës Pfizer.
Komisioni Evropian tani duhet të autorizojë zyrtarisht ilaçin, por kjo është një procedurë me vulë gome që zakonisht zgjat me orë ose ditë.
Ndryshe nga vaksinat, trajtimi Pfizer nuk synon proteinën gjithnjë në zhvillim, të cilën koronavirusi përdor për të pushtuar qelizat.
Prandaj, teorikisht, duhet të jetë më e qëndrueshme ndaj varianteve dhe kompania ka thënë se studimet paraprake laboratorike e kanë mbështetur këtë hipotezë./21Media

Back to top button