22 viktima nga COVID-19 sot në Maqedoninë e Veriut

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar edhe 22 viktima si pasojë e pandemisë me koronavirus.
Nga realizimi i 5.446 testimeve, 1.861 raste të reja me Kovid-19 janë regjistruar për 24 orë në Maqedoninë e Veriut.
Nga rastet e reja, 242 pacientë janë infektuar për të dytën herë, ndërsa 1 pacient për të tretën herë, transmeton TV21.
Siç qëndron në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar 7.273 të shëruar.
Në mënyrë shtesë në Regjistrin e viktimave nga Kovid-19, janë regjistruar edhe 5 të vdekur. Ata janë të moshës prej 39-90 vjeç dhe kanë ndërruar jetë gjatë periudhës 17.01.2022 deri 25.01.2022.
Raste aktive në vend janë 16.442./21Media

Back to top button