Miratohet procedura e inicimit për restaurimin e shtëpisë së Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut”

Është miratur inicimi i procedurës për shpronësimin e pronës së paluajtshme, për konservimin dhe restaurimin e shtëpisë së Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut”.

Kjo u bë e ditur nga Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Urban, Liburn Aliu i cili ka njoftuar përmes një postimi se kjo procedurë u miratua në mbledhjen që u mbajt nga Qeveria të mëkrurën, shkruan rtv21.tv.

“Kompleksi Memorial “Masakra e Reçakut”, përfshin varrezat e martirëve, murin përkujtimor, shtatoren e William Walkerit, zyret administrative, dhe në kuadër të zonës së veçantë janë edhe dy shtëpitë ku kanë ndodhur masakrat dhe janë lënë gjurmë të kujtesës së luftës, si një nga ngjarjet më të dhimbshme për popullin tone”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Më tutje Aliu ka shtuar se si Qeveri kanë pasur përkushtim që kompleksi të marrë formën më meritore të konzervimit dhe menaxhimit, duke garantuar mbrojtjen e plotë e të mirëfilltë të kompleksit dhe shtëpive./21Media

Back to top button