Miratohet Projektligji për Dialogun

Projektligji pritet të dërgohet në Kuvend

Komisioni për Punë të Jashtme sot ka miratuar, Projektligjin për Dialogun me gjashtë vota për dhe tri kundër.

Në një mbledhje urgjente Komisioni për Punë të Jashtme ka trajtuar Projektligjin për Dialogun. Ky veprim është bërë me inicimin e nënkryetares së komisionit, Time Kadrijaj, e cila ka mbledhur gjashtë nënshkrime të deputetëve.

Projektligji i sapo-miratur për shqyrtim do të dërgohet në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Miratimi i këtij Projektligji është njëri prej kusheteve të PSD-së, ku me plotësimin e tyre PSD-ja do ta votojë miratimin e buxhetit. /21Media

Back to top button