Miratohet projektligji për zyrtarët publik

Me këtë rast u aprovuan edhe një varg amandamentesh

Komisioni për Administratë Publike ka miratuar sot projektligjin për zyrtarët publik dhe atë për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe agjencive të pavarura, me ç’ rast janë aprovuar një varg amandamentesh. Ndërsa, pritet të shqyrtohet edhe projektligji për paga në sektorin publik.

Kryetari i komisionit, Nait Hasani ka thënë se kanë pasur presion të vazhdueshëm nga të gjitha institucionet për ta shtyrë projektligjet përpara. Deputeti, Imer Rrahmani ka thënë se votimet pro kanë qenë vetëm sa për të ecur përpara më mirë, teksa shtoi se ligjet janë punuar shpejt dhe kanë vërejtje.

Ndërsa, Valon Ramadani nga Vetëvendosje ka thënë se kanë dhënë kontributin e tyre për të zvogëluar pabarazinë në mes të sektorit publik dhe privat, dhe pse nuk kanë arritur që këtë ta bëjnë tërësisht.

Ndërkaq, Shqipe Pantina, deputete e PSD-së ka thënë se u janë gëzuar faktit për ligjet që kanë kanë shkuar në Kuvend. Sipas saj, nga ligjet përkatëse më së shumti përfitojnë institucionet publike, të cilat vihen në rend, dhe tërthorazi edhe qytetarët e vendit.

Pas kësaj, komisioni ka shkuar me një pauzë, teksa pritet edhe shqyrtimi dhe votimi i projektligjit për pagat në sektorin publik.

Back to top button