Investimet e diasporës me interes të madh për Kosovën

Haradinaj takoi invesitorin kosovar që jeton në Amerikë

Kryeminstri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka pritur në takim biznismenin dhe invesitorin, kosovar, Florin Krasniqin, i cili jeton në Amerikë.

Gjatë këtij takimi është folur për impaktin e masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për krijimin e klimës së volitshme për investitorët.

Ndër të tjera, Haradinaj është shprehur se investimet e diasporës sonë janë me interes të madh për Kosovën.

“Investimet e diasporës sonë, me potencial të madh financiar janë me interes të jashtëzakonshëm për Kosovën. Prita në takim biznesmenin dhe investitorin kosovar, që jeton në Amerikë, Florin Krasniqin, me të cilin pata kënaqësinë të bashkëbisedoj për impaktin e masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për krijimin e klimës së volitshme për investitorët”, ka shkruar kryeministri në Facebook.

Ditëve të fundit, kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar ndërmarrje të ndryshme në vend, si Ferronikelin, M-Technologie, etj./21Media

Back to top button