Miratohet propozimi i kryetarit Nura për ndërtimin e fabrikës 4 milionëshe

Sot është mbajtur seanca e rregullt e Kuvendit Komunal të Skënderajt e udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit Adelina Spahiu, në të cilën kanë marrur pjesë kryetari i komunës Fadil Nura, asamblistë, drejtorë komunal, përfaqësues nga KFOR-i, OSBE-ja, shoqëria civile e OJQ.
Në këtë seancë me shumicë votash janë miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës.
Në komunikatën bëhet e ditur se me shumicë të votave, si pikë shumë e rëndësishme e rendit të ditës, është miratur edhe propozim-vendimi i kryetarit Fadil Nura, në lidhje me dhënien e pronës komunale në fshatin Polac, e cila i është dhënë në shfrytëzim për 99 vite Kompanisë “TehnoBurimi”, ku pritet të investohen 4 milionë euro dhe të punësohen 100 persona.
“Ky investim është hap shumë i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të komunës dhe hapë perspektivë për investime të tjera në fushën e prodhimit”, thuhet në komunikatën e Komunës së Skenderajt./21Media

Back to top button