Miratohet raporti i shpenzimeve të Kuvendit për nëntëmujorin e vitit 2021

Me vota unanime, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2021.
Raportin e ka prezantuar sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, i cili tha se shpenzimet nëntëmujore të vitit 2021 krahasuar me shpenzimet e vitit 2020 janë më të larta.
“Paga dhe meditje 5.605.549 euro ose 99.98 përqind e buxhetit nëntëmujor, ose 67.62 përqind e buxhetit vjetor. Mallra dhe shërbime 501.191 euro ose 37.28 përqind e buxhetit nëntëmujor ose 21 38 përqind e buxhetit vjetor. Shpenzime komunale 130.036 përqind ose 78.93 përqind e buxhetit nëntëmujor ose 63.43 përqind e buxhetit vjetor. Subvencione dhe transfere 8.800 euro ose 9.16 përqind e buxhetit nëntëmujor ose 6.29 përqind e buxhetit vjetor. Shpenzime kapitale 276.134 euro ose 21.53 përqind e buxhetit nëntëmujor”, tregoi ai.
Komisioni ka miratuar edhe raportin me Amendamente i Komisionit Funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, për Projektligjin për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike. Ndërsa komisioni nuk ka miratuar Raportin Vjetor Financiar i Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2020 dhe as raportin Vjetor Financiar i KOSTT për vitin 2020.

Back to top button