​Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni: Fronti Evropian prin ndaj VLEN

Nga 420 mijë vota të numëruara deri më tani, ndërmjet Fronti Evropian dhe VLEN, prin Fronti me 20.48% derisa VLEN ka 17.37%.

Këto janë të dhënat preliminare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, të cilat janë mbajtur sot.

Deri më tash janë përpunuar rreth 36 për qind e rezultateve sipas KSHZ-së. Prin koalicioni “Maqedonia jote- VMRO-DPMNE” me 35.70 për qind. Ndërsa koalicioni për të ardhmen evropiane – LSDM ka 12.14 për qind.

Back to top button