Miratohet vendimi për aplikim të asistencës teknike të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor

Në mbledhjen e Komisionit për Planifikim Strategjik është miratuar propozimi i Ministrisë së Ekonomisë për aplikim në kuadër të rundit 26-të të asistencës teknike të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF), për masat e efiçiencës së energjisë në sektorin rezidencial dhe privat.
Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij tha se përgjegjësia e Komisionit për Planifikim Strategjik është drejtimi i procesit të Kornizës Kombëtare të Planifikimit dhe Menaxhimit Strategjik në Kosovë, ku mes tjerash ka përgjegjësi edhe shqyrtimin e prioriteteve për investime publike, listën e prioriteteve infrastrukturore dhe aplikacioneve për projekte.
“Propozimi i sotëm për shqyrtim dhe miratim nga ana jonë, është projekti ‘Masat e efiçiencës së energjisë në sektorin rezidencial dhe privat’. Ky projekt propozim nuk është në Listën Prioritare të Projekteve Infrastrukturore, mirëpo në bazë të diskutimeve të Departamentit të Bashkëpunimit për Zhvillim të Zyrës së Kryeministrit, Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, konsiderohet i arsyeshëm për aplikim për financim në kuadër të rundit të 26-të për asistencë teknike të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (ËBIF)”, u shpreh kryeministri./21Media

Back to top button