Miratohet vendimi për blerjen e ndërtesave të dy ambasadave

Qeveria e Kosovës ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për blerjen e ndërtesave të dy misioneve diplomatike.
Me këtë vendim, MPJD-JA fillon zyrtarisht procesin për blerjen e ndërtesave të ambasadave të Republikës së Kosovës në dy kryeqendra botërore, Washington D.C., SHBA, dhe Londër, Mbretëria e Bashkuar.
Bazuar në orientimin strategjik për konsolidimin e prezencës së Republikës së Kosovës në këto kryeqendra dhe në strategjinë gjithëpërfshirëse për reformim, ri-strukturim si dhe rritje të nivelit të përfaqësimit të Kosovës përmes shërbimit të Jashtëm, MPJD në këtë vit fiskal, ka ndarë buxhetin prej 8 milionë e 927 mijë e 721 euro për blerjen e ndërtesave të ambasadave.
Blerja e disa ndërtesave të ambasadave të Kosovës nëpër botë, është prioritet i vënë nga ministrja Donika Gërvalla-Schwarz, me qëllim që MPJD-së ti lehtësohet barra financiare e pagesave të qirave të ambasadave./21Media

Back to top button