BE miratoi unanimisht strategjinë për Brexit

Liderët e Bashkimit Evropian miratuan të shtunën unanimisht parimet udhëzuese për bisedimet dyvjeçare për Brexit me Britaninë e Madhe

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka shkruar në Twitter se drejtuesit e 27 vendeve të BE-së miratuan me unanimitet parimet udhëzuese të negociatave në të ardhmen me Britaninë e Madhe.

“Orientime të miratuara me unanimitet. Mandati i fortë dhe i drejtë nga 27 vendet e BE-së për diskutimet për Brexit është gati”, theksoi ai në rrjetin social mes takimit të jashtëzakonshëm në Bruksel.

BE-ja me 27 vende, pa Britaninë e madhe, pretendoi “bashkimin e saj” në momentin e miratimit gjatë samitit në Bruksel të parimeve udhëzuese që do të ndjekin negociatorët evropianë në bisedimet për Brexit.

Back to top button