Kaloni te përmbajtja kryesore

Presidenti i SHBA-së premton

Tramp tha se do të mbrojë të drejtën e amerikanëve për t’u armatosur

Presidenti amerikan, Donald Tramp, deklaroi se do të mbrojë të drejtën e çdo qytetari amerikan për të poseduar armë dhe përsëriti se nuk do të heq dorë nga ndërtimi i murit në brezin kufitar me Meksikën.

Tramp nënvizoi besnikërinë e tij për Asociacionin e fuqishëm Kombëtar të armëve të zjarrit, në konventën vjetore të kësaj organizate, në të cilën u tubuan me mijëra njerëz.

Para pjesëmarrësve në Konventë, Tramp tha se si president i tyre, ai nuk do të prek të drejtën për të poseduar dhe bartur armë.

Njëkohësisht, presidenti amerikan ri-përsëriti premtimin e tij se do të ndërtoi murin në brezin kufitar me Meksikën, përkundër faktit se Kongresi nuk po dëshiron të financoi ndërtimin e tij. Ai me këtë rast tha se Amerika ka nevojë për këtë mur dhe se ai do të ndërtohet.

Tramp është presidenti i parë që mori pjesë në Konventën e Asociacionit kombëtar të armëve të zjarrit pas Ronald Reganit në vitin 1983./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button